Despotë të Epirit e princër të Maqedonisë : mërgata shqiptare në Italinë e periudhës së Rilindjes

Despotë të Epirit e princër të Maqedonisë : mërgata shqiptare në Italinë e periudhës së Rilindjes

아직 평점이 없습니다
알바니아어 · 페이퍼백 (273 페이지)
서가에 추가

이 책 평가하기


도서 일지 내보내기

책 세부 정보

형식 페이퍼백
페이지 273
언어 알바니아어

설명

Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut (1468) çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të ruajtur identitetin, në pritje të kohëve më të mira. Shumë prej tyre zgjodhën rrugën e mërgimit dhe këtu zë fill rruga e gjatë e diasporës. Kësisoj valët e njëpasnjëshme të shqiptarëve u derdhën kryesisht drejt Italisë, duke populluar fshatra të zonës së Napolit ose duke ushtruar zanatin që njihnin më mirë, atë të armëve. Por nuk ikën vetëm stradiotët, luftëtarët mercenarë, mjekërgjatë e krenarë. Arratinë e morën edhe ata që kishin mbijetuar nga dyert e mëdha, të mbarsur me shpresë e me tituj të bujshëm.
Libri “Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë” ndjek këtë diasporë, mërgimin e pjesës më të madhe të aristokracisë shqiptare në Italinë e Rilindjes. Në këtë rrugëtim të trazuar gjenden Kastriotët, Muzakajt, Topiajt, Dukagjinët, dhe të tjerë krerë të fiseve të lavdishme, sovranë të vërtetë në vendin e tyre, të cilët, të dëshiruar për të mos humbur sërën e tyre të lartë, u rrekën, jo rrallëherë, të luanin një rol dytësor në skenën e vështirë të politikës italiane.
Nuk është thjesht historia e një grupi bashkudhëtarësh, është më shumë një thurje copëzash jete njerëzore e personazhesh megjithatë konkretë, të cilët na vijnë të gjallë me karakteret e pasionet e tyre.
Pasi e ke lexuar këtë libër, po aq intrigues sa edhe një roman, këto personazhe të bëjnë të mendosh për ndërthurjen e biografisë me historinë.
서가에 추가

이 책 평가하기


도서 일지 내보내기