描述
Romani “Zonja Bovari” është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë, që lidhej me vetëvrasjen e një gruaje. Por Floberi i dha romanit një karakter aq të thellë psikologjik, saqë Ema Bovari u shndërrua në një personazh tip të letërsisë. Ema është viktimë e ëndrrave të veta, si edhe e burgimit shpirtëror që i krijon provinca. Faji i saj më i madh është se ëndërron aq shumë, sa i idealizon edhe gjërat që në jetë janë krejt të rëndomta. Për shembull, ajo u martua me Sharlin vetëm pse ky i kishte duart e bardha dhe nuk ishte fshatar, si burrat përreth saj. Teksa e sheh realitetin të idealizuar, Ema zhgënjehet shumë shpejt, kur kupton se gjërat nuk janë aq të pastra e të bukura sa ç’i kishte menduar ajo. Me t’u martuar ajo sheh se Sharli është një njeri i zakonshëm dhe nuk u ngjet aspak burrave që ajo i ka takuar në librat me kalorës e me princesha. Sharli, nga ana e tij, është ai i verbër, sa nuk arrin dot t’i kuptojë dëshirat e gruas së tij. Ai mjaftohet vetëm duke e admiruar të shoqen, por për Emën nuk mjafton vetëm kaq. Sharli, madje, në një kuptim, ia dorëzon vetë gruan e tij dy burrave të tjerë, të cilët nuk kanë ndjenja të sinqerta ndaj saj. Kështu, tërë ëndrrat ideale të Emës, përplasen me botën e ashpër e të korruptuar mashkullore, të përfaqësuar nga tregtarë, noterë, dashnorë egoistë, të cilët e çojnë Emën në vetëvrasje.
书籍详情
格式
精装书
页数
348 页
语言
阿尔巴尼亚语
已发布
Dec 1, 1990
出版商
Shtëpia Botuese "Naim Frashëri"